Zjarr masiv në Tërbaç, flakët rrezikojnë banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Tërbaç, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.
Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave, duke shkaktuar panik tek banorët.
Banorët e zonës, së bashku me autoritetet vendore, kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri, pasi mjetet zjarrfikëse të vendosura në terren kanë vështirësi të arrijnë në vatrat e zjarrit. Situata paraqitet mjaft e rrezikshme, ndërsa rreziku për përfshirjen e shtëpive nga flakët sa vjen e shtohet.
Forcat zjarrfikëse nga bashkia dhe zonat përreth ndodhen në vendngjarje, por theksojnë se pa mbështetje ajrore është e vështirë të vihet nën kontroll një zjarr i këtyre përmasave.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë