Zjarr në fshatin Moravë, digjen 2 ha shkurre e ferra
Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Moravë, në Njësinë Administrative Otllak. Zjarri i papritur, i shfaqur në një sipërfaqe toke, është parë nga banorët e zonës, që kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë, dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt zonës.
Në një kohë të shkurtër është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit. Zjarri është shuar disa minuta më pas, duke shmangur edhe përhapjen e flakëve drejt banesave të fshatit. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Në zonë kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në asnjë banesë përreth.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë