Zjarr në lagjen e romëve në Gjirokastër, digjet një banesë
14 Shtator 2023 |
18:20
Pasditen e së enjtes në lagjen e romëve, në periferi të qytetit të Gjirokastrës është regjistruar një zjarr problematik. Flakët janë shfaqur në banesën e improvizuar të shtetasit me inicialet V.Xh duke rrezikuar edhe banesat e tjera.
Si shkak i materialeve me të cilat ishte ndërtuar kjo banesë flakët janë përhapur me shpejtësi duke e djegur në pak minuta ndërsa nga zjarri nuk janë lënduar pjesëtarët e familjes.
Ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës ka lokalizuar përhapjen e zjarrit si dhe ka evituar rrezikun për banesat e tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në banesë.
Lajme të Sugjeruara
Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 11:02 Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 10:54 Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
- 10:50 Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
- 10:49 Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)