Zjarr në një apartament në Shkodër, shpëtohen dy të moshuar

29 Nëntor 2025 | 08:01

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër, duke vënë në alarm banorët e zonës.

Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë një banesë në katin e tretë të një pallati, ndërsa brenda ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht janë evakuuar në kohë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të izoluar vatrën e zjarrit, ndërsa policia siguroi perimetrin për të shmangur rrezikimin e banorëve të tjerë. Për shkak të situatës, OSHEE detyroi ndërprerjen e energjisë elektrike në gjithë zonën deri në stabilizimin e plotë të ngjarjes.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026