Zjarr në një ndërtesë 10-katëshe në Lion: Katër të vdekur, 10 të plagosur
20 Tetor 2025 |
09:16
Katër persona humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes në një ndërtesë banimi në Lion, konfirmuan zyrtarët lokalë për BFM Lyon.
Zjarri shpërtheu rreth orës 5:10 të mëngjesit në një ndërtesë dhjetëkatëshe, pranë qendrës tregtare “La Par-Dieu”, raporton BFMTV franceze.
78 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje, me mbështetjen e shërbimeve të emergjencës dhe policisë.
Zjarri u lokalizua dhe u shua pak para orës 7 të mëngjesit.
“Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, katër persona vdiqën. Dhjetë persona të tjerë u ekzaminuan në vend”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
BE-ja dhe Kina kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime tre-mujore për të shmangur një luftë tregtare për shkak të çekuilibrit vjetor të importit/eksportit të bllokut prej...
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Qeveria gjermane synon të pengojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, ndërsa ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar i takon vetë kompanisë dhe...
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht