Zjarr në një qendër të kafshëve të egra në Florida, ngordhin të gjitha

13 Korrik 2023 | 19:53

Një zjarr herët këtë mëngjes vrau pothuajse të gjitha kafshët në një qendër të kafshëve të egra në Florida.

Mediat raportuan se zjarri shpërtheu rreth orës tre të mëngjesit të sotëm në Qendrën Kërkimore të Alligatorit dhe Kafshëve të Egra në Madeira Beach pranë Shën Petersburg, Florida, në Bregun e Gjirit, raportoi AP.

“Mbrëmë pësuam një zjarr tragjik dhe pothuajse të gjitha kafshët janë zhdukur”, thuhet në një postim në faqen e Qendrës së Kafshëve të Egra në Facebook.

Pronari i qendrës Sonny Flynn tha se të gjithë gjitarët në ndërtesë ngordhën dhe shumë zvarranikë u plagosën.

Sipas raportimeve, 250 kafshët e qendrës përfshinin gjitarë të vegjël, hardhuca, amfibë, breshka dhe aligatorë.

Flynn deklaroi se ishte jeta e tij.

“Ata nuk e meritonin këtë: të gjithë kishin emra dhe personalitete dhe unë vija çdo mëngjes dhe flisja me ta si doktor Doolittle”, theksoi ai.

Ai tha se rreth 95 për qind e kafshëve në qendër ishin “kafshe shtëpiake që u sollën sepse njerëzit nuk dinin të kujdeseshin për to ose nuk ishin në gjendje”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026