Zjarr përfshin malin e Lozhanit, digjen sipërfaqe të konsiderueshme ahu dhe pishash

29 Korrik 2024 | 11:08

Prej tre ditësh në Bode, majën më të lartë të malit të Lozhanit vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota.

Gjatë gjithë këtyre ditëve dy mjete zjarrfikës si dhe 10 punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, si dhe punojës të shërbimit pyjor dhe njësisë administrative janë duke punuar për shuarjen e flakëve si dhe izolimin për të mos kaluar në sipërfaqe të tjera.

Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë shuarjen e vatrave të zjarrit

Mendohet që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvenie të qëllimshme.

Për këtë policia është duke marrë në pyetje banorët e zonës dhe barinjtë që punojnë në këto zona për kapjen e zjarrvënësit ose zjarrvënësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026