Zjarret gjatë sezonit veror, evidentohen dëmet në bashkinë e Vlorës
Sipas të dhënave të siguruara në rang qarku të ndara sipas bashkive janë evidentuar dëmet nga zjarret që prekën përgjatë sezonit veror. Në bashkinë e Vlorës, 21 banesa lokale kanë pësuar dëmtime nga zjarret. Pjesa më e madhe e tyre janë në fshatra dhe njësi administrative. 21 banesat kanë pësuar dëmtime të pjeshme apo të plotë nga zjarret duke u shkrumbuar totalisht.
Gjithashtu në Vlorë 7 mjete kanë pësuar dëmtime nga zjarri. Përsa i përketë hapësirave të territorit 160 hektarë me shkurre janë shkrumbuar. Gjithashtu 278 hektarë kullota, 725 rrënjë ullinj, 172 hektarë që janë pyje janë dëmtuar nga zjarri.
Në bashkinë Selenicë 1 banesë ka pësuar dëmtime nga zjarri, 513 hektarë të djegura me shkurre, 1126 hektarë të djegura që janë kullota, 1138 rrënjë ullinj, 1040 të cilët janë dru frutor, 750 balla bara të djegura, 1 hektarë pyll dhe 2 hektarë me pisha të shkrumbuara nga flakët
Në bashkinë Himarë, 3 banesa kanë marrë dëmtime nga zjarri, 3 mjete janë dëmtuar nga flakët. Gjithashtu janë dëmtuar 135 hektarë me shkurre, 1514 hektarë me kullota dhe 376 ullinjë.
Në bashkinë Konispol në total 80 hektarë shkurre të shkrumbuara nga flakët, 20 hektarë kullota, 1100 rrënjë ullinj, 100 dru frutorë të djegur, 10 dele të shkrumbuara nga flakët, si dhe 10 koshere me bletë të djegura dhe 20 balla druri.
Bashkitë Delvinë dhe Finiq janë më të prekura nga zjarret në rang qarku.Me konkretisht në bashkinë Delvinë 18 banesa 1 katëshe janë të prekura nga zjarri. Gjithashtu janë dëmtuar 5 mjete, 1250 hektarë me shkurre, 1250 hektarë me kullota, 69965 rrënjë ullinj të djegura, 307 dru frutor, 30 dele dhe 3 mushka të djegura, si dhe 45 hektarë me pyje dhe 622 koshere me bletë
Në baskinë Finiq janë këto dëme: 17 shtëpi një katëshe me dëmtime të pësuara 1 kishë e shkrumbuar nga flakët, 1 stallë bagëtish, 35 mijë rrënjë ullinj, 4000 dru frutor, 9 gjellë, 320 koshere me bletë.
Vlen të theksohet se në këtë shifër nuk përfshihen vetëm banesat e djegura nga zjarret e verës, por edhe rastet të djegies së banesave nga shkëndijë elektrike apo shpërthim të bombulave të gazati.
Siç mësohet raporti i është përcjellë tashmë prefekturës së qarkut. Bashkitë në rang qarku kanë nisur tashmë që krahas evidentimit të dëmeve të bëjnë të mundur edhe vlerësimin e tyre. Pas vlerësimit pritet që të dali edhe shifra totale e dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës.
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian