Zjarret masive në Kili, shkon në 112 numri i viktimave
Ka shkuar në 112 numri i viktimave nga zjarret që kanë ‘pushtuar’ Kilin.
Sipas mediave të huaja, Presidenti kilian Gabriel Boric paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, ndërsa punonjësit e shpëtimit kërkojnë në rrënojat e ndërtesave të shembura.
Zjarret janë të përhapura në periferi të Vina del Mar. Zjarrfikësit luftuan zjarret masive në pyje në Kilin qendror, të cilat vranë më shumë se 100 njerëz dhe lanë qindra të pastrehë.
Po ashtu nga zjarret rezultojnë edhe qindra persona të zhdukur.
Të paktën 1600 persona kanë mbetur gjithashtu të pastrehë si pasojë e zjarreve pyjore, të cilat kanë shpërthyer në rajonin qendror të vendit që prej fillimit të tyre disa ditë më parë.
Zjarret janë në periferi të qytetit bregdetar të Vina del Mar, që ndodhet 75 milje (122 km) në perëndim të kryeqytetit Santiago dhe shtëpia e rreth 300,000 njerëzve.
Disa lagje në skajin lindor të Vina del Mar janë shkatërruar tashmë, ndërsa 200 persona janë raportuar të zhdukur nga qyteti dhe zonat përreth.
Një kopsht i famshëm botanik i themeluar në vitin 1931 u shkatërrua gjithashtu nga flakët.
Të dielën pasdite, Shërbimi i Mjekësisë Ligjore i Kilit tha se të paktën 112 persona dihej se kishin vdekur.
“Na vjen keq për tragjedinë që po shpaloset dhe u dërgojmë ngushëllimet tona familjeve që janë prekur”, tha agjencia në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve