Zjarret në Kili| 64 të vdekur, dyshohet se numri i viktimave do vazhdojë të rritet
Numri i viktimave të zjarreve të pyjeve që vazhdojnë të tërbojnë në Kilin qendror është rritur në 64 dhe numri i viktimave ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, njoftuan sot autoritetet lokale.
“Ne e dimë se ky numër do të rritet, do të rritet ndjeshëm”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një fjalim televiziv, raporton Reuters.
Shërbimet e urgjencës po përpiqen të frenojnë elementin e zjarrtë që kërcënon edhe zonat urbane.
Tymi i zi shpërtheu mbi shumë pjesë të rajonit Valparaiso në Kilin qendror, shtëpia e gati një milion njerëzve dhe zjarrfikësit po përdornin helikopterët për të luftuar zjarrin.
Zonat përreth qytetit turistik bregdetar të Vina del Mar janë ndër më të goditurat, me ekipet e shpëtimit që përpiqen të arrijnë të gjitha zonat e prekura.
Ministrja e Brendshme Karolina Toha tha se vendi po përballet me fatkeqësinë e tij më të keqe që nga tërmeti i vitit 2010, i cili vrau rreth 500 njerëz.
“Zona e prekur nga zjarret sot është shumë më e vogël se vitin e kaluar, (por) tani zona e kërcënuar nga zjarri po rritet”, tha Toha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani