OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë
Misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje që të drejtat e komuniteteve joshumicë të respektohen plotësisht.
Në reagimin e tyre, thuhet se ky mision shpreh shqetësimin se futja e rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, do të ketë ndikim serioz për ata që pagesat i marrin në këtë valutë.
“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, thuhet në reagimin e OSBE-së transmeton Klankosova.tv
Po ashtu OSBE thekson se mbyllja e zyrave që ofrojnë shërbime sociale dhe shëndetësore për serbët në komunat Pejë, Istog, Klinë Dragash dhe Prishtinë, do të ketë efekt negativ, duke kufizuar qasjen komuniteteve joshumicë në disa shërbime themelore.
“Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë veçanërisht grupet e cenueshme, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime të tilla”, thuhet tutje në reagimin e OSBE-së transmeton.
Statement by the OSCE Mission in Kosovo: pic.twitter.com/wqXvQ4ShGr
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) February 4, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse