Zjarret në Dropull, KE: Shqipëria aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE
Komisioni Evropian ka bërë me dije se Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së.
Ky mekanizëm u aktivizua në lidhje me situatën problematike të zjarreve në zonën e Dropullit.
Përmes një postimi në rrjetin “X”, Komisioni Evropian shton se me aktivizimin e mekanizmit të ndihmës, 4 avionë nga Greqia kanë shkuar për shuarjen e zjarreve në zonën e Dropullit.
Gjithashtu Komisioni Evropian shton se BE është e gatshme për mbështetje të mëtejshme ndaj Shqipërisë nëse do të ketë nevojë.
“Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin #EUCivilProtection për të trajtuar zjarret në bashkinë Dropull. Greqia ka dërguar katër avionë zjarrfikës. Ky është solidariteti i Bashkimit Evropian në veprim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme nëse është e nevojshme”, bën me dije Komisioni Evropian.
LEXO GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)