Zjarret në Kaliforni, evakuohen rreth 4000 banorë

1 Nëntor 2023 | 07:20

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën të martën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore. Erërat sezonale nga Santa Ana e shtuan intensitetin e zjarreve duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e 4000 banorëve.

Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Jeff LaRusso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar.

Luis Quinonez nuk ishte aty kur shtëpia e tij u dogj nga flakët. “Tashmë nuk është për shitje”, tha me shaka zoti Quinonez i mbuluar nga bloza e tymit. Ai tha se kishte humbur gjithashtu 13 automjete që do t’i shiste.

Shtëpia tjetër në pronësinë e tij, përkarshi rrugës, u shpëtoi flakëve. Ai tha se askush nuk ishte lënduar, përfshirë bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026