English

Zjarret në pallate, eksperti: Faktor kyç është mungesa në kontrollin e ndërtimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brenda 5 ditësh, dy zjarre përfshinë dy pallate në Tiranë. 2 djem dhe nëna e tyre pësuan djegie të lehta si dhe një e moshuar u lëndua teksa mundohej ti shpëtonte flakëve, 3 automjete u dogjën, vetëm nga një shkëndijë elektrike e rënë në garazhin e pallatit. Po ashtu një tjetër zjarr ra në qytetin e Durrësit, këtë herë 6 persona të lënduar.

- Advertisement -

Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ka raportuar se çmimet e apartamenteve arrijnë deri në 3000 euro dhe përfshihen shumë lehtë nga flakët qoftë dhe nga një shkëndijë elektrike.

“Në zonën ku unë ndodhem, Komuna e Parisit, çmimi për metër katror i një apartmanti nis nga 2200 euro deri në 3000 euro. Konsiderohet si ndër zonat më të lakuara dhe të kushtueshme të kryeqytetit, me pallate të reja dhe të bukura. Por mjafton vetëm një shëndijë elektrike që këto pallate të përfshihen nga flakët”, tha gazetarja.

Qytetarë të shumtë u përgjigjën se nuk ka shkallë emergjente.

“Paisje zjarri nuk ka, nuk ka shkallë emergjente, duhet të ketë shkallë nga jashtë. Në rast rreziku s’ke çfarë bën, digju brenda”, tha një banuese në zonën e Komunës së Parisit.

Një çmim i lartë i një banese nuk do të thotë vetëm lagjia dhe pozicioni i hyrjes, por dhe lloji i materialeve të ndërtimit që janë përdorur në këto ndërtesa. Agjentët imobiliar, thonë se në listën e kërkesave të blerësve, prioritetet janë të tjera.

“Me 2200 euro janë pallatet para 10 viteve ku nuk ka termoizolimin ashensorët janë më të vjetër, kurse pallatet e reja janë më të shtrenjta, 2800-3000 euro. Zakonisht njerëzit interesohen për gjërat bazike, si hipoteka ose a marrin dot kredi. Për shkallët e emergjencës, interesohen më së shumti të huajt kur marrin zyra me qira, ku e kanë më të shtrenjtë sigurinë e punonjësit”, tha Velian Caka, ndërmjetësues pronash.

Mungesa e sistemeve të kontrollit të materialeve që përdoren në ndërtime, është një ndër faktorët kryesorë, përse shumë pallate të reja bien pre e flakëve brenda pak minutash. Materialet izoluese si polisteroli apo materiale të tjera të ngjashme mund të kenë disa rreziqe, sidomos nëse përdorimi i tyre nuk është ashtu siç duhet.

“Materialet e ndërtimit duhet të kenë një sistem kontorolli që të hyjnë në treg, tek ne mungon kjo dhe klienti nuk e ka aftësinë të zgjedhë. Është detyrë e organeve të qeverisë për të pasur një sistem kontrolli, konkretisht për fasadat. Këtu ka prodhues të ndryshëm, që nuk janë të çertifikuar dhe nuk i plotësojnë kriteret”, ka thënë inxhinieri Gëzim Beqja.

Shpeshherë pengesë për shurajen e flakëve apo shpëtimin e një jete është bërë dhe mungesa e infrastrukturës. Ndërtimet pa kriter përgjatë 30 viteve janë bërë pengesë që në shumë raste zjarrfikësit apo ambulancat të mos shkojnë në destinacion në kohë.

“Një nga zgjidhjet do të ishte minimizimi i makinave dhe rruga t’i lihej mjeteve si zjarrfikëse dhe ambulancave. Kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kemi një rrjet trafiku publik, në Shqipëri i njohin si autobuzë. Zgjidhjet ndërmjet një planifikimi më të mirë, bërja e një plani dhe ndjekja e tij deri në detajet më të holla”, u shpreh Gentian Kaprata, urbanist.

Ekspertët ngrenë shqetësimin e mungesës së një drejtorie apo një Enti që të merren pikërisht me kontrollin e ndërtimeve.

Nga të dhënat për vitin 2024, nga stacioni zjarrfikës së Tiranës për vitin 2024 janë kryer 2246 veprime operacionale, ku 226 kanë qenë zjarre në objekte banimi. Shkaqet kryesore të zjarrit sipas tyre janë: Bombulat e gazit, pakujdesia e qytetarëve në instalime dhe materialet e ndërtimit që po përdorën në objekte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?