Zjarret në vend| Lokalizohen vatrat në Shëngjin, në Tepelenë nis ndërhyrja nga ajri
Situata me zjarret në Shëngjin, paraqitet më e qetë ditën e sotme. Përgjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse, mbështetur nga ato të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Pyjor, Zonat e Mbrojtura apo edhe forca vullnetare, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar intensivisht në disa fronte për të shuar zjarret e rëna në disa zona të vendit.
Flakët shkrumbuan 2 bare plazhi dhe çatinë e një banese, pa dëme në njerëz. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve ishin dy avionët Canadair nga Italia, pjesë e ndihmës nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile si dhe helikopteri Cougar.
Ndërkoë alarmante është situata në Tepelenë. Zjarret në Malin e Gjerë dogjën 2 mijë ha pyje-kullota. Vatrat e zjarrit kërcënuan edhe jetën e blegtorëve dhe barinjve që kanë stanet e bagëtive në këto zona. Të kontaktuar nga strukturat e emergjencës ata nuk kanë pranuar të largohen dhe të braktisin tufat e bagëtive.
Të ndihmuar edhe nga emergjencat civile blektorët dhe bagëtitë janë evakuar nga kullotat e përfshira nga zjarri pa pësuar dëme. Ditën e sotme në Tepelenë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës. Në ndihmë kanë ardhur strukturat vendore të mbështëtura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i FA.
Në ditën e 5, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq vijon ende të jetë aktiv. Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët prej orës 05:00 kanë nisur përsëri ndërhyrjen në vatrat e zjarrit për t’i izoluar ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)