Zjarrfikësja nuk kalonte dot për të shuar zjarrin, IMT shemb farmacinë pa leje që kishte bllokuar rrugën

17 Prill 2026 | 17:25

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shembi të premten një objekt pa leje pranë farmacisë 10, aty ku 2 ditë më parë u shkrumbua një pallat 12-katësh.

Objekti kishte bllokuar rrugën, problematikë që doli në pah ditën e zjarrit, kur zjarrfikësja nuk kalonte dot për të shuar zjarrin.

Dy ditë më parë, teksa flakët “përpinë” pallatin te farmacia 10 në Tiranë, mjetet e emergjencës me vështirësi ia dolën të futen brenda zonës për shkak të mungesës së rrugëve të përshtatshme.

Ngjarja ka nxjerrë në pah një problematikë të përsëritur në shumë ndërtime urbane, ku hapësirat e ngushta dhe mungesa e aksesit për mjetet e mëdha të emergjencës vështirësojnë reagimin në kohë ndaj zjarreve apo situatave të tjera kritike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026