Zjarri i fuqishëm në Hong Kong: 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur
Zjarri shkatërrues në Hong Kongu ka shkaktuar të paktën 36 viktima dhe ka lënë 279 persona të zhdukur, sipas udhëheqësit të qytetit, John Lee.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në një nga komplekset më të mëdha të banimit në Territoret e Reja, duke u përhapur me shpejtësi në shtatë ndërtesa të larta apartamentesh.
Të paktën 33 persona u plagosën, ndërsa 29 mbeten të shtruar në spital. Autoritetet bënë të ditur se më shumë se 700 banorë u evakuuan në strehimore të përkohshme, ndërsa qindra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët. Shpërthimi i zjarrit u favorizua nga skelat prej bambuje dhe rrjetat e ndërtimit të vendosura rreth ndërtesave, të cilat e përhapën flakën me shpejtësi.
Kompleksi banesor, i përbërë nga tetë ndërtesa me afro 2000 apartamente dhe rreth 4800 banorë, përfshirë shumë të moshuar, u përball me një prej fatkeqësive më të rënda të viteve të fundit.
Zjarri konsiderohet më vdekjeprurësi në Hong Kong që nga viti 1996, kur 41 persona humbën jetën në një ndërtesë tregtare në Kowloon.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë