Zjarri me dy viktima, shefi i MZSH Maliq: Nënë e bir u asfiksuan! Dy pista hetimi
Shefi i MZSH Maliq, Sadik Halili në një lidhje live në emisionin “Review” me moderatoren Greta Topjana ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin tragjik që u mori jetën dy personave në Maliq. Halili ka bërë me dije se zjarrfikësja është njoftuar me vonesë pasi fqinjët nuk e kanë kuptuar se ka rënë zjarr në banesë pasi dritaret e dyert kanë qenë të mbyllura.
Ai theksoi se distanca ka qene e vogël dhe se pasi janë njoftuar nga policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas tij kur kanë mbërritur i kanë gjetur të pajetë nënë e bir të cilët humbën jetën nga asfiksia.
Sipas tij deri më tani janë dy pista hetimi, një që shkak i zjarrit ka qenë ndezja e shkrepëseve ose soba e druve.
“I kemi gjetur pas shenja jete, djalin 14-vjecar dhe zonjën e shtëpisë, te asfiksuar nga tymi. Djegiet u konstatuan te fëmija i dyte, kishte djegie në fytyre e në pjesë të ndryshme të trupit.
Te dy fëmijët i kemi gjetur ne oborrin e banesës, nënën e tyre e kemi gjetur ne derën e kuzhinës të asfiksuar nga tymi. Nuk kishte djegie, vdekja erdhi nga asfiksia nga tymi.
Me marrjen e njoftimit ne kemi mbërritur për 2 minuta. Distanca ishte e shkurtër, duke parë djegiet kur kemi arritur ne nuk kishte zjarr kishte mbaruar. Ne kemi bërë evakuimin e fëmijës, të nënës së tyre dhe i përgatitem për spital”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?