Zjarri në Maliq, fëmija 6-vjeçar në gjendje kritike në QSUT
Fëmija 6-vjeçar që u plagos rëndë pas zjarrit që ra në banesën e familjen Azizllari është transportuar në orët e mbrëmjes në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore e mitura aktualisht në gjendje kritike për jetën. Ajo u shtrua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës.
Në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt