Zjarri me një viktimë në Prizren, si paraqitet gjendja e 3 fëmijëve

30 Dhjetor 2025 | 14:54

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Prizrenit ku si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë humbi jetën një fëmije një vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 dhe fëmija dyshohet se humbi jetën si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë të moshës 4, 6 dhe 10 vjeç janë dërguar në spital.

Gjendja e tyre është stabël dhe po trajtohen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka.

Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024. Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, njofton spitali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026