Zjarri në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave

25 Korrik 2025 | 16:22

Situata e zjarreve në Bashkinë e Delvinës vijon të jetë kritike, ndërsa flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në Senicë, ku është djegur një kishë e njohur.

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe kërcënimit të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Deri më tani, zjarri ka shkrumbuar 11 banesa, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës janë në terren për të menaxhuar situatën.

Ministria i bën thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat po punojnë për evakuimin dhe sigurimin e zonës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët....
12:06 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026