Zjarri në Pishë Poro vijon të përhapet/ Forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

26 Gusht 2025 | 09:08

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pishë Poros, në njësinë administrative Novoselë, vijon të jetë aktiv edhe këtë të martë. Pas një nate me përhapje të shpejtë të flakëve, situata këtë mëngjes është disi më e qetë, për shkak të uljes së intensitetit të erës.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit ka rinisur puna intensive e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll vatrat aktive. Ndryshe nga dje, në ndihmë janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë, të cilat ndodhen aktualisht në terren.

Për momentin nuk ka ndërhyrje nga ajri, por pritet që kjo të ndodhë në orët në vijim, në varësi të zhvillimeve në terren dhe kushteve atmosferike.

Sipas burimeve zyrtare, sipërfaqja e djegur gjatë natës është zgjeruar ndjeshëm dhe flakët vijojnë të përhapen. Megjithatë, autoritetet shprehen se zjarri mund të vihet nën kontroll brenda ditës, në bazë dhe të kushteve të motit.

Aktualisht nuk ka rrezik për banesat, pasi ato ndodhen larg vatrës së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026