Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re: Takimet e Ramës

26 Gusht 2025 | 11:00

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, është parë këtë të martë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, e shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Vizita e tyre vjen në një moment kyç, pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i vetëm nga godina e Kryeministrisë.

Më pas në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet ende në një takim me Ramën.

Kujtojmë se pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer të hënën në zyrën e tij në Tiranë. Në ditët në vijim pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri, i njohur si “Rama 4”.

Me interes pritet të shihet lista e emrave që do të drejtojnë qeverinë në mandatin e ardhshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026