Rama sulmon me emër gjyqtarin: Pse pengon lirimin e “tokës së xanun”

22 Gusht 2025 | 11:01

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale rastin e një lokali që ka zaptuar një hapësirë publike në Tiranë, por që nuk mund të prishet nga autoritetet për shkak të mbrojtjes nga gjykata. Shefi i qeverisë sulmoi me emër gjyqtarin Klarent Dervishi, i cili sipas tij ka marrë një vendim të paligjshëm për të penguar lirimin e hapësirës publike.

Rama theksoi se ekzekutivi do t’i drejtohet organeve të pavarura të qeverisjes dhe kontrollit të gjyqësorit, për të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit në fjalë, njësoj si për prokuroren Gjeli dhe për gjykatësin Balliu. Ai shtoi se shpreson që këto organe, të cilat i cilësoi jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit, të dalin nga “zona e komfortit” ku janë rehatuar.

Postimi i plotë i kryeministrit në rrjete sociale:

Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?

Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

Një gjë është pak po e sigurtë:

Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut.

Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026