Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë
Një vatër zjarri, e cila përfshiu një sipërfaqe kullote në Gjirokastër rrezikoi të shkrumbonte një shtëpi banimi.
Sipas dëshmimtarëve okularë mesditën e sotme,në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit,anës rrugës që të çon në fshatin Palokastër, njësia administrative Cepo,kishte rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte ndërsa rrezikohej dhe një banesë.
Zjarri përfshiu faqen e kodrës në këtë zonë ndërsa i ndhmuar nga terreni i thatë u përhap në një sipërfaqe të gjerë.Në vendngjarje mbërritën 12 efektivë zjarrfikës dhe 4 automjete zjarrfikëse që punuan intesivisht për shuarjen e zjarrit.
Krahas përdorimit të autobotëve me ujë si shkak i terrenit të thyer zjarrfikësit përdorën edhe mjete rrethanore, pompa shpine dhe lopata të gomuara për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij.Rreth orës 17.00 u bë e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri ndërsa u shkrumbuan rreth 3 ha sipërfaqe kullote me barëra dhe shkurre.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht