“Zogu i dhuroi tokë historianit rumun”, Tare: Ja si ia morën gjykatat e korruptuara
Auron Tare, i ftuar në Euronews Albania shpjegoi se si Mbreti Zog, në shenjë mirënjohje i dha historianit, Nicolae Iorga tokë në bregdetin e Sarandës.
Tokë 50% të cilës Iorga ia dha Rumanisë, vend ku Iorga ka shërbyer si kryeministër. Së fund mi Rumania është duke kërkuar këto toka.
Studiuesi Tare, tha se këto toka janë marrë padrejtësisht nga gjykatat e korruptuara shqiptare pasi mbretëria e asaj kohe ia ka dhuruar Iorgas sipas të gjitha ligjeve. Arsyeja se pse ia dhuroi ishte kontributi i madh që ai ishte dhënë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gjykatat shqiptare të korruptuara edhe pushteti lokal i kohës, totalisht të korruptuara ja dhanë një privati që është në të drejtën e vetë se ai do një pronë. Ajo godinë dhe territori përqarkë, një pjesë e të cilit tashmë është ndërtuar, sepse pushteti lokal miratoi edhe pallate, ka qenë territor i falur nga Mbretëria shqiptare profesor Iorgos.
Është një çështje shumë e pastër, por që gjithmonë si zakonisht në Shqipëri mbulohet nga një korrupsion total i pushtetit lokal dhe i gjykatës”,-tha Auron Tare.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat