Zv.Kryeministri Grubi: Sakrifikuam ministrat e BDI, për integrimin e RMV
Pesë ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së në Maqedoninë e Veriut i dorëzuan zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të aktivizohen sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ai dhe ministrat, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri i dorëzuan dorëheqjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Së fundmi Grubi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se ata kanë dhënë dorëheqjen në mënyrë që VMRO–DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin vendit rrugën për BE.
Sipas tij ky ka qenë kushti i qeverisë për të votuar ndryshimet kushtetuese.
“Në një takim mes dy liderëve të dy partive më të mëdha maqedonase LSDM, u bë një kërkesë e pahijshme nga ana e liderit të opozitës, i cili tha se nëse BDI e braktis qeverisë, ky do të ishte kushti i vetëm që partia e tij do i kishte votuar ndryshimet kushtetuese. U vendos theksi se shqiptarët duhet të largohen nga RMV për arsye se janë bërë shumë të fuqishëm, janë bërë vendimarrës dhe duhet të largohen. Theksoj se ky ishte kushti i vetëm për të votuar ndryshimet kushtetuese. Në të njëjtën ditë ne e pranuam këtë sfidë dhe u tërhoqëm nga institucionet në momentin që VRMO do i votojë ndryshimet kushtetuese. Kjo nuk ndodhi dhe ne e rritëm stekën shumë lartë dhe ditën e djeshme Ali Ahmeti vendosi që ne të japim dorëheqjen. Dorëheqjet do jenë në fuqi në momentin që VRMO do të votojë ndryshimet kushtetuese për të zhbllokuar rrugëtimin tonë drejt BE”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të premten
- Ambasadori i SHBA në Kosovë: Presim që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë