Zv. kryeministri i Malit të Zi takohet me krerët më të lartë të Shqipërisë

16 Korrik 2021 | 17:25

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar vizitën e parë në Tiranë që nga koha e marrjes së detyrës. Abazoviç është takuar me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Shqiptari i Malit të Zi është takuar fillimisht me presidentin Meta, i cili apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

“Shpresoj që të arrini objektivat tuaja dhe të forconi edhe më tej atë trans-euroatlantike të Malit të Zi që është e nevojshme për të gjithë rajonin tonë”, u shpreh presidenti Meta.

Ndërsa Abazovic vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të krijojmë marrëdhënie sa më të mira me Shqipërinë. Ju deri tani keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që marrëdhëniet të jenë në një nivel sa më të lartë, shpresoj që ashtu të jenë edhe në të ardhmen”, tha Abazovic.

Abazovic është pritur edhe nga kryeministri Rama, i cili përmes rrjeteve sociale ndau pamje nga takimi me zv. kryeministrin e Malit të Zi.

Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ne takimin e parë me Abazovic kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë.

Numri dy i qeverisë së Malit të Zi është takuar edhe me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Zëvendëskryeministri i Abazoviç u takua edhe me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026