Zv/kryetari i GJKKO, Erjon Bani zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

13 Mars 2026 | 14:52

Zv/kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Bani, është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë, ai shpjegon arsyet e kandidimit të tij, duke theksuar se institucionet nuk përmirësohen vetëm përmes kritikave, por edhe përmes angazhimit konkret për t’i përmirësuar ato. Bani nënvizon përvojën e tij të gjatë me Shkollën e Magjistraturës dhe paraqet disa pika që synon të ndjekë nëse i besohet kjo përgjegjësi.

“Kam vendosur të kandidoj për anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, sepse besoj se  institucionet nuk përmirësohen vetëm nga kritika ndaj tyre, por nga angazhimi konkret për t’i përmirësuar ato.

Gjatë karrierës sime kam pasur mundësinë ta njoh nga afër Shkollën e Magjistraturës: si Magjistrat Udhëheqës, si lektor dhe trajner i  magjistratëve,

si ish anëtar i Bordit të saj i zgjedhur nga Asambleja e Magjistratëve, si ish drejtues i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, dhe sot si drejtues i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nësemëbesonikëtëpërgjegjësi,fokusiimdotëpërqendrohetnëdisadrejtime

Së pari, përmirësimi i mekanizmave të përzgjedhjes dhe vlerësimit në formimin fillestar.

Së dyti, rritja e cilësisë së mësimdhënies.

Së treti, , forcimi i aftësive analitike dhe të arsyetimit juridik të magjistratëve.

Së katërti , ndërtimi i një kulture profesionale të bazuar në integritet dhe përgjegjësi.

Së pesti, përzgjedhja e pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë

Së gjashti, përditësimi i vazhdueshëm i temave të trajnimit

Së shtati, një vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet moduleve të trajnimeve që lidhen me mirëqënien e gjyqtarëve.

Së fundi, forcimi i transparencës dhe meritokracisë në vendimmarrjen e Këshillit Drejtues, si dhe përdorimi sa më efikas i burimeve të Shkollës së Magjistraturës.

Drejtësia është më shumë se një profesion. Ajo është një përgjegjësi ndaj shoqërisë. Dhe kjo përgjegjësi na kërkon integritet, maturi dhe unitet”, ka shkruar Bani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se...
10:59 | 06/07/2026

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026

Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar...
10:19 | 06/07/2026