Zv.ministri i Drejtësisë: Harta e re gjyqësore do të jetë gati brenda vitit

12 Nëntor 2021 | 08:36

“Harta e re gjyqësore do të jetë gati brenda vitit ose maksimumi në fillim të vitit tjetër”. Kështu u shpreh për Euronews Albania zv.ministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta, i cili sqaroi se krijimi i kësaj hartë të re është një kompetencë që e ka Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

“KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë janë në bisedime. Brenda vitit, maksimumi fillimi i vitit tjetër harta do të jetë gati. Brenda 2-3 muaj, ndoshta edhe më përpara do të jetë gati”, deklaroi ai.

Sa i përket regjimit ’41 bis’ të të burgosurve ai tha se për transferimin e të burgosurve në këto qeli nuk është iniciatore Ministria e Drejtësisë, por SPAK. Sipas tij, pasi vjen propozimi nga SPAK, mund të vendosë ministria.

Për pagat e punonjësve në burgje, zv.ministri nënvizoi se policët e burgjeve nuk janë të nënvlerësuar dhe as të mbivlerësuar, por janë të vlerësuar si gjithë kolegët e tyre.

“Është miratuar një paketë me 4 ligje kryesore për reformimin dhe përmirësimin e sistemeve të burgjeve. Ne kemi zgjidhur përfundimisht problemin e mbipopullimit në burgje. Në 8 vitet e fundit paga e policisë së burgjeve është rritur në masën 46%. Presim që vitin e ardhëm të kemi sërish rritje”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022