Zv.ministri i infrastrukturës dhe deputeti i PD përplasen për koncesionet
Infrastruktura ka qenë tema e diskutimeve në emisionin “RinOn” ku përballë Eva Koltraka, e diplomuar për kontabilitet dhe Ardiana Laska, e diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ishin Zv.ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja dhe deputeti i PD, Lefter Gështenja.
Ligjvënësi opozitar foli për keqmenaxhim dhe rritje të kostos për ndërtimin e rrugëve në vend dhe akuzoi se qeveria nuk ka strategji dhe plan kombëtar për infrastrukturën.
Zv.ministri nga ana e tij tha se strategjia e zhvillimit të infrastrukturës përfshin koncesionet apo partneritetin publik privat, ku privati paguan koston e kapitalit.
Por, deputeti Gështenja kundërshtoi duke thënë se sipas praktikës së koncesioneve të PS, qeveria merr riskun e investimit ndërkohë kur duhet të ndodhet e kundërta.
“Ligji i koncesioneve e thotë qartë ku bazohet. E para është që shteti transferon të gjithë riskun tek privati dhe e dyta pamundësia për financim. Të dyja shkelen nga shteti. Riskun e merr qeveria dhe për më tepër hyn garant në marrjen e kredisë për privatin”, tha ai.
Deputeti i PD tha se nevojitet një plan kombëtar që duhet të miratohet me konsensusin e opozitës dhe të përfshijë një plan 20-vjeçar,
Zv.ministri Bejtja deklaroi se koncesionet janë fituar nga konsorciume ku kompani shqiptare bashkëpunojmë me kompani të huaja për të realizuar tenderët e fituara.
“Në të gjitha rastet e kontratave koncesionare nuk ka pasur një të vetme që të jetë një kompani shqiptare që ka nënshkruar kontratë për rrugë dhe ta bëjë atë vetëm. Janë që të gjitha me partnerë të huaj, lidhur me eksperiencën dhe ekspertizën që duhet për të plotësuar kushtet”, tha ai.
Ilir Bejtja tha se një nga projektet e rëndësishme që do të përfundohet së shpejti është Rruga e Arbrit. Nga ana tjetër tha se ka nisur puna për të kryer një studim fizibiliteti për të ndërtuar hekurudhën që lidh vendin me Kosovën.
Ndërsa Lefter Gështenja foli për mungesë të fondeve për zhvillimin e infrastrukturës duke thënë se të ardhurat e taksës së qarkullimit përdoren nga qeveria për “të mbyllur gropa të tjera të zeza”.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)