Zv. Ministri i Jashtëm maqedonas flet nga Korça për ligjin e gjuhëve në RMV
Zoran Dimitrevski, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vizituar Korçën, ku ka shprehur mirënjohjen për 80-vjetorin e mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Ai falenderoi Shqipërinë që ka lejuar maqedonasit të shprehin gjuhën e tyre.
Dimitrevski vlerësoi gjithashtu urat e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se të dyja synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke punuar gjithashtu në fusha të rëndësishme si çështjet gjuhësore dhe kulturore.
Lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dimitrevski komentoi iniciativat për ndryshimet në ligjet e gjuhëve, duke siguruar se këto ndryshime nuk do të ndikojnë në përdorimin e gjuhës shqipe. Ai theksoi se vendimet që janë duke u shqyrtuar në gjykatë janë të natyrës specifike dhe kanë për qëllim uniformimin e përdorimit të gjuhëve në institucione të tilla si ushtarakët dhe bankat, pa prekur përdorimin e gjuhës shqipe.
“Ka iniciativa për për riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtarine, bankat, përdorimin. Është ende në gjykatë. Por nuk do të ketë vendime antikushtetuese qe do te prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ne duam që shqiptarët të ndihen të lirë e të sigurte, por është e rëndësishme që gjuha maqedonase të vlerësohet nga gjithë shtetasit në Maqedoni Nuk preket marrëveshja e Ohrit, e Prespës, vendimet e përbashkëta nuk preken”, tah ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
- RMV| Në komunën e Çashkës maqedonasit protestojnë kundër ligjit të gjuhës shqipe
- Cenimi i gjuhës shqipe në RMV, Veliaj takon Ali Ahmetin: Po ndjekim me shqetësim
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë