Zv/ministrja e Financave: 60 mijë individë përfitojnë pagën minimale në llogarinë e tyre, pa punuar
Vasilika Vjero, zv/ministe e Financave dhe Ekonomisë, në një lidhje ‘live’ me Ilva Now foli për atë se çfarë do të ndodhë me ekonominë shqiptare për shkak të krizë së shkaktuar nga COVID-19 dhe masat që qeveria ka marrë për të ndihmuar bizneset dhe individët në këtë situatë.
Znj. Vjero tha se një nga inciativat e para të marra nga qeveria është miratimi i një pakete për ndihmë financiare për ata të punësuar të cilët e kanë të pamundur të vijojnë punën e tyre, pasi bizneset ku ata punojnë janë mbyllur në kuadër të masave kundër COVID-19. Janë një numër i konsiderueshëm, rreth 60 mijë individë. Janë përzgjedhur ato biznese që kanë nga fasha 0-14 mln lekë qarkullim vjetor.
Të vetëpunësuar, bizneset e vogla. Këta do të jenë përfituesit e pagesës 26 mijë lekë të reja, që është paga miniamale, para të cilat do të derdhen në llogarinë e tyre personale, jo atë të biznesit ku janë punësuar”, tha zv/ministrja.
Zv/ministrja sqaroi se këtë pagesë do ta përfitojnë punonjësit e deklaruar, pra ata që paguajnë sigurime shoqërore dhe shtoi se Vendimi i Këshillit të Ministrave lidhur me këtë pagë i nis efektet më 1 prill.
“Ndaj kjo gjë do të ndodhë siç ndodh në këto raste, 1 muaj më vonë. Pagesa do të bëhet nga qeveria në llogarinë direkte të të punësuarve”, tha znj. Vjero.
E pyetur lidhur me shqetësimin e adresuar nga Konfindustria, se fakti që nga qeveria është shtyrë vetëm afati i bilanceve, por jo i pagesës së tatim-fitimit mund të sjellë gabime, znj. Vjero theksoi se nga ana e qeverisë është vlerësuar se bizneset e mëdha nuk do të kenë asnjë vështirësi që të paguajnë tatim- fitimin brenda 31 marsit.
“Nuk ka asnjë vështirësi që të dalë deklarata që përmbledh fitimin për 2019”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:03 Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier
- 13:23 Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë
- 13:14 Berisha: Protesta uragan i ndërgjegjes qytetare, nuk duhet të errësohet madhështia dhe misioni i saj
- 12:43 Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar
- 12:11 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 11:50 Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)