Zvarritja e dialogut me Serbinë, Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën
Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në studion e emisionit ‘Shock’ mbrëmjen e sotme lidhur me qëndrimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti sa i përket dialogut me Serbinë.
Për analistin Baton Haxhiu, Albin Kurti me zvarritjen që po i bën dialogut, duke vendosur kushte në një kohë që sipas tij është njeri që mund të vendosë kushte, tregon se ai nuk e do Kosovën dhe më shumë i bën dëm popullit të tij.
“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është marrëveshja e Uashingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog.
Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, tha Haxhiu.
Por sipas analistit Andi Bushati, politika e Albin Kurtit është thyerja e një tradite të gjatë ku politikanët e kanë përdorur dialogun jo për të mirë të Kosovës, por për të forcuar pozitat e tyre.
“Kjo traditë duhet thyer dhe fakti që kemi një qeveri që do të thyejnë traditën që nga 2008 të politikanëve që ulen në dialog për pozitat e tyre. Duhet dikush që në tryezën e bisedimeve të thotë që Kosova duhet të trajtohet si palë, jo si fasadë”, u shpreh analisti Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit