Zvicra heq vizat për shtetasit e Kosovës
Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë.
Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e Zonës Schengen.
Në prill, Bashkimi Evropian vendosi që shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet anëtare të bllokut, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shkruan REL.
Këshilli Federal tha përmes një njoftimi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave, në kuptim të sigurisë, kontrolleve kufitare dhe të menaxhimit të migracionit.
Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në Zvicër vetëm me pasaportë biometrike dhe mund të qëndrojnë deri në ditë. Kjo kohëzgjatje vlen edhe për qëndrimin në 27 shtetet e BE-së.
Këshilli Federal i Zvicrës bëri të ditur se nëse shtetasit e Kosovës duan të punojnë në këtë shtet, ata duhet të pajisjen me vizë pune. Sipas njoftimit, shtetasit kosovarë mund të punojnë në Zvicër vetëm nëse janë profesionistë të kualifikuar apo nëse nuk ka punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës.
Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë shtet ka një diasporë të madhe kosovare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë