Zvicra i bashkohet Fondit Rajonal të Sfidave

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

9.7 MILION CHF SHTESË ZOTOHEN PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE TË TRAJNIMIT

BASHKËPUNUES NË BALLKANIN PERËNDIMOR 6

Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kanë mbyllur me sukses një marrëveshje financimi për të mbështetur Fondin Rajonal të Sfidave (RCF). Me këtë marrëveshje, SDC cakton 9.7 milionë CHF për financimin e projekteve të trajnimit bashkëpunues në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF)) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurreshmërinë e sipërmarrjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues të zbatuara përmes partneriteteve midis instituteve të formimit profesional dhe Sipërmarrjeve. Grantet shpërndahen përmes një sfide rajonale konkurruese.

RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim BMZ për Bankën Gjermane të Zhvillimit KfW dhe zbatohet nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni. Volumi i Fondit prej 39 milionë euro, i përfituar nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, do të rritet në rreth 49 milionë euro falë kontributit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Klaus-Martin Müller, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë, vuri në dukje se “Fondi Rajonal i Sfidave ka të bëjë me integrimin rajonal dhe mundësitë për rritje ekonomike. Fondi ka arritur tashmë të bashkojë sektorin privat dhe institutet e formimit profesional, duke motivuar sipërmarrjet që të angazhohen në formimin profesional duke u bashkuar me shkollat ​​profesionale në dorëzimin e propozimeve për dy thirrjet e mëparshme të hapura.

Mirëpresim partnerët tanë nga Zvicra dhe së bashku ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë investimet tona të përbashkëta për trajnimet e dyfishta dhe bashkëpunuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6. Vizioni ynë i përbashkët është një sektor i arsimit dhe trajnimit profesional i modernizuar, i gjelbër dhe inovativ i cili u përgjigjet me sukses nevojave dhe sfidave të sipërmarrjeve .”

Derek George, Zëvendës Drejtues i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Serbi u shpreh se: “Është e ditur se sistemi i dyfishtë i arsimit dhe trajnimit profesional i Zvicrës është një faktor kyç që kontribuon në suksesin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Prandaj, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zvicra mbështet vendet e saj partnere në Arsimin dhe Trajnimin Profesional (AFP) dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. RCF do të plotësojë dhe përmirësojë rezultatet  programeve dypalëshe zvicerane në rajon, dhe përvoja dhe rrjetet e programeve zvicerane të rajonitdo të jenë në dispozicion të RCF. Zvicra dhe Gjermania janë të dyja anëtarë të Komitetit të Donatorëve për AFP të dyfishtë.

Dizajni inteligjent i RCF do të promovojë objektivin tonë të përbashkët për të avancuar rëndësinë e tregut të punës dhe përfshirjen e sektorit privat në AFP.”

Analizat e fundit tregojnë rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në vitin 2021 dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Por nëse duam të mbajmë këtë trend pozitiv dhe t’i rezistojmë të gjitha sfidave aktuale, sipërmarrjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për punonjës të kualifikuar në mënyrë adekuate. Përfitimet e zbatimit të përbashkët të programeve të trajnimit të dyfishtë dhe bashkëpunues në partneritet me ofrues të mirëpajisur të trajnimit profesional njihen tashmë nga shumë sipërmarrje. Me zotimin e fondeve shtesë në Fondin Rajonal të Sfidave, ne shpresojmë të kontribuojmë që edhe më shumë të diplomuar nga programet e arsimit profesional të kenë aftësitë e nevojshme për të zhvilluar karrierën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha z. Balsa Culafiç, Koordinator i Projektit RCF nga Forumi i Investimeve i Dhomave të BP6.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës të arsimit dhe trajnimit profesional duke përforcuar qasjen e trajnimit bashkëpunues në vendet e Ballkanit Perëndimor 6: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Në thirrjen e parë për Shprehje të Interesit të shpallur në vitin 2021, RCF pranoi 205 aplikime nga konsorciume të instituteve të formimit profesional dhe më shumë se 600 sipërmarrjeve, nga të cilat u përzgjodhën 37 projektet më premtuese, duke alokuar në total 14,5 milionë euro për investime. Në thirrjen e dytë e cila qëndroi e hapur deri më 14 Prill 2022, u dorëzuan 123 aplikime të konsorciumeve konkurruese, nga të cilat 27 projektet më të suksesshme u përzgjodhën për financim në shumën 12,2 milionë euro.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një program inovativ që synon të rrisë produktivitetin dhe konkurrencën e bizneseve në Ballkanin Perëndimor 6. RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim pranë Bankës së Zhvillimit,

KFW dhe implementuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili në [email protected]

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që...

Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

“Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë. Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi...

“Rama thika pas shpine Kosovës”, Berisha: Ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë. Berisha u...

TË FUNDIT

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që...

Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

“Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë. Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi...

“Rama thika pas shpine Kosovës”, Berisha: Ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë. Berisha u...

Berisha: S’i njohim zgjedhjet aty ku janë vjedhur vota, kemi prova

Sali Berisha deklaroi për mediat se kanë provat për krim elektoral në zgjedhjet e 14 majit. Në vazhdën e kësaj Berisha pohoi se rezultatin e...

Zyrtare| Messi largohet nga skuadra e Paris Saint Germain

Menaxheri i PSG-së, Christophe Galtie konfirmoi këtë të enjte se Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Galter i bëri deklaratat...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×