Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, ndërron jetë 46-vjeçarja

25 Mars 2023 | 12:43

Policia turke ka arrestuar të premten dy mjekë nën akuzën për vrasjen e një gruaje 46-vjeçare nga Turkmenistani.

Gruaja kishte shkuar në klinikën turke për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e stomakut me qëllim rënien në peshë.

E ndjera, e identifikuar si Aylar Korhanova, është një nga dhjetëra pacientët që u përkeqësuan pasi iu nënshtruan operacioneve të ngjashme në klinikën në Stamboll, raportojnë mediat e huaja.

Korhanova iu nënshtrua operacionit më 25 shkurt dhe doli nga spitali pas kryerjes së ndërhyrjes.

Më 4 mars, ajo nuk u ndje mirë dhe u shtrua sërish në spital. Gjendja e saj u përkeqësua duke u transferuar në reaprtin e terapisë intensive dhe duke ndërruar më pas jetë.

Familjarët e të ndjerës kanë denoncuar mjekët që kanë kryer operacionin dhe drejtuesit e spitalit. Trupi i Korhanova është ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për kryerjen e autopsisë..

Dy mjekë u arrestuan me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë deri në përfundimin e hetimeve.

Dy mjekët ishin ndaluar tashmë ditë më parë në fillim të hetimeve për shkak të efekteve anësore tek pacientët, por u lanë të lirë menjëherë.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vlerëson 67 raste të ngjashme të lidhura me injektimin intragastrik të neurotoksinës botulinum, nga të cilat 53 janë regjistruar në Turqi, 12 në Gjermani, 1 në Austri dhe 1 në Zvicër. Nga shumica e rasteve, 60, janë të lidhura me një klinikë private në Stamboll dhe tre me një tjetër në Izmir.

Simptomat e pacientëve ishin shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe të vjellja.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026