EMRI | Arrestohet 44-vjeçari që shpërndante kokainë në ish-Bllok

25 Mars 2023 | 12:04

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Doses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shtetasi Leonard Abdia u vu në pranga pasi shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave  147 900 lekë të rinj.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

“Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave  147 900 lekë të rinj. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026