English

Zyrtare/ Kvaratskhelia te PSG-ja për 70 milionë euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Khvicha Kvaratskhelia është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain. 23-vjeçari nga Gjeorgjia ka firmosur me kampionin francez të premten në mbrëmje. Transferimi i Kvaratskhelias nga Napoli ka kushtuar 70 milionë euro.

- Advertisement -

Për Napolin, Kvaratskhelia ka zhvilluar gjithsej 107 ndeshje, duke shënuar 30 gola dhe duke bërë 29 asistime. Për kombëtaren e Gjeorgjisë ka 40 paraqitje dhe 17 gola.

Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë që dha kontrib utin e tij për fitoren e titullit të kampionit të Italisë nga Napoli në vitin 2023.

Kvaratskhelia do të mbajë fanellën me numrin 7 dhe ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 ku ku do të përfitojë rreth 9 milionë euro në vit + 2 milionë bonuse, me opsion rinovimi edhe për vitin 2030. Ai është lojtari i parë nga Gjeorgjia që bashkohet me Paris Saint-Germain.

“Është një ëndërr të jesh këtu. Më janë thënë shumë gjëra pozitive për Paris Saint-Germain. Ndihem shumë krenar që i bashkohem këtij klubi të madh dhe mezi pres të vesh fanellën e tij”, ka deklaruar Kvaratskhelia.

Kvaratskhelia luan kryesisht si sulmues krahu dhe ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Ka filluar te Dinamo Tbilisi, më pas ka luajtur për Rustavin në Gjeorgji, Lokomotiv Moskën dhe Rubin Kazanin në Rusi, dhe sërish për Dinamo Batumin në Gjeorgji. Në verën e vitit 2022, Napoli e transferoi nga Dinamo Batumi për një shifër që luhatet mes 10 dhe 12 milionë euro.

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur kënaqësinë për transferimin e një emri të madh në futbollin ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?