Zyrtari i Hamasit flet për sulmin ndaj Izraelit: Ne po përgatiteshim prej 3 vitesh
“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake- kështu është shprehur për mediat e huaja kreu i Hamasit, Basim Naim, kreu i Këshillit Politik të organizatës, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Naim e quajti sulmin e 7 tetorit një “akt mbrojtjeje” dhe për herë të parë emërtoi vendet që ndihmojnë organizatën terroriste.
“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti. Varet se kush dëshiron të ndihmojë. Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur. Edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak, ai është i mirëpritur ”, theksoi ai.
Duke folur për civilët e vrarë, zyrtari i Hamasit tha: “Komandanti ynë ushtarak u ka dhënë një urdhër të qartë luftëtarëve që të mos sulmojnë civilët, të mos sulmojnë gratë apo fëmijët dhe të merren me ta në mënyrë inteligjente dhe morale dhe kjo ishte bërë. Izraeli flet për prerjen e kokës së foshnjave, përdhunimin e grave, por deri më tani ata nuk mund të sjellin një provë të vetme të asaj që thonë.”
Ai shtoi megjithatë se “asnjë qytetar nuk është vrarë me dashje. Disa qytetarë u gjendën në mes të dy palëve”.
Zyrtari pranoi sërish se pengjet që Hamasi i ka në dorë, do t’i mbajë “që të mund të ketë shkëmbim me të burgosurit.
“Ne kemi më shumë se 5800 të burgosur në burgjet izraelite dhe disa prej tyre kanë qenë atje për më shumë se 40 vjet”-përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng