Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë, pritet të vizitojë edhe Prishtinën

18 Mars 2024 | 18:54

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA sipas të cilës, Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.

“Gjatë vizitës së tij, Ndihmës Sekretari Robinson do takohet me stafin e Ambasadës së SHBA, Kryeministrin Edi Rama, anëtarë të qeverisë, të institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit për të theksuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Ndërkaq, pas qëndrimit në Tiranë, ai pritet të zhvillojë një vizitë edhe në Prishtinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026