Zyrtari i lartë i NATO-s: Civilët në Perëndim të përgatiten për luftë me Rusinë

19 Janar 2024 | 14:49

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për konflikt me Rusinë.

Admirali holandez Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se ndërsa forcat e armatosura janë tashmë të përgatitura për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”- tha Bauer.

Admirali tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur me thirrjet ndaj popullatës së saj që të përgatitej për luftë në fillim të këtij muaji.

“Aty fillon,” tha ai. “Kuptimi se jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”.

Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, ku aleanca praktikon zmbrapsjen e një pushtimi nga forcat ruse.

Rreth 90,000 trupa janë vendosur të bashkohen me stërvitjen Steadfast Defender që do të zgjasë deri në maj, duke përfshirë 20,000 trupa nga Mbretëria e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026