Zyrtari izraelit thotë se Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha një zyrtar izraelit më 30 korrik, një ide që do t’i jepte një goditje të madhe shpresave të palestinezëve për shtetësi.
Deklaratat e bëra nga anëtari i kabinetit të sigurisë, Zeev Elkin, vijnë një ditë pasi Britania tha se do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjen në Gazë dhe nuk pajtohet për një armëpushim në luftën me Hamasin.
Franca, e cila javën e kaluar tha se do ta njohë një shtet palestinez në shtator, dhe Arabia Saudite publikuan të martën një deklaratë, të mbështetur nga Egjipti, Katari dhe Liga Arabe, duke përshkruar hapat drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.
Si pjesë e përfundimit të luftës në Gazë, thanë ata, Hamasi “duhet t’i japë fund sundimit në Gazë dhe t’i dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”.
Izraeli ka dënuar paralajmërimet për njohjen e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte dhuratë për Hamasin, i cili e sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.
Duke e akuzuar Hamasin se po tenton të zvarrisë bisedimet me qëllim që të nxjerrë koncesione nga Izraeli, Elkin tha për transmetuesin publik Kan se Izraeli mund t’i japë grupit radikal palestinez një ultimatum për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërtën do të zgjeronte veprimet ushtarake.
“Gjëja më e dhimbshme për armikun tonë është humbja e territorit”, tha ai. “Një sqarim për Hamasin se në momentin që luajnë lojëra me ne, do të humbasin toka që nuk do t’i marrin më kurrë, do të ishte një mjet i rëndësishëm presioni”.
Përpjekjet për ndërmjetësim, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi, u ndërprenë javën e kaluar, me palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokimin.
Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me situatën në Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se skenari më i keq i urisë është duke ndodhur. Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në Gazë njoftuan se janë regjistruar edhe shtatë vdekje të lidhura me urinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh