Zyrtarja e DASH: Nëse mbështesni drejtësinë, po nxisni zhvillimin e ekonomisë
Korrupsioni e mban peng vendin tonë për t’u integruar me vendet e zhvilluara të Perëndimit. Për Departamentin Amerikan të Shtetit, ai mund të tejkalohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Shqipëria mund të zhvillojë ekonominë e saj, e të thithë më shumë investime, nëse tejkalon korrupsionin. Dhe për të luftuar këtë fenomen, SPAK është në rrugën e duhur. Thirrja dhe konstatimi bëhet nga zyrtarja e DASH, Colleen Hyland, cila deklaron se SHBA-të do të mbështesin përparimin e vendit tonë.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi do mund të luftojë korrupsionin do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsionin dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Ne si SHBA do ju mbështesim”.
Ndërkohë, Drejtuesi i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas vuri theksin tek edukimi i shoqërisë, dhe gjetjen e mundësive për një raport më fleksibël në orët e punës.
“Rrjedha e kapitalit njerëzor është edukimi i rinisë në mënyrë që të kenë qasje ndaj vendeve të punës më të mira”, tha ai.
Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, u trajtuan edhe tema të tjera me fokus rritjen ekonomike, qendrueshmërinë e tregjeve dhe inovacionit në të ardhmen.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)