0,3 për qind e buxhetit të shtetit për bujqësinë, thotë eksperti
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se vetëm 0,3 për qind e buxhetit të shtetit shkon për bujqësinë.
Sipas tij kjo është krejtësisht e pamjaftueshme kur bujqësia kontribuon 20 për qind në GDP-në e shtetit dhe me një llogaritje të thjesht duhet të merrte të paktën 10 për qind të buxhetit.
“Në totalin që merr është 1,3 duke përfshirë dhe sistemin bankar brenda. Nga kjo 1,3, vetëm 0,3 për qind është buxheti i shtetit,” – sqaroi eksperti.
Pilku theksoi se në Shqipëri janë 351 mijë ferma bujqësore që kanë kodin e fermës dhe 80 mijë biznese që i janë përgjigjur qeverisë dhe udhëzimeve përkatëse për t’u regjistruar me NIPT-in e fermerit.
Këtë vit janë rezervuar rreth 25 milionë euro për këtë sektor nga buxheti i shtetit, që sipas ekspertit duhej lënë i gjithi për subvencione ndaj fermerëve e jo të përfshihej nafta apo kërkimet shkencore të Universitetit Bujqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë