1,15 miliardë euro për Shqipërinë, Blerina Gjylameti: Shenjë e besimit ndaj reformave të qeverisë
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e ftuar në studion e Ilva Now në Euronews Albania, e cilësoi si mbështetje dhe besim ndaj qeverisë dhe reformave të marra prej saj, shumën e jashtëzakonshme të mbledhur dje në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Për znj. Gjylameti projekti i rindërtimit është më vizionari i ndërmarrë nga një qeveri në 30 vitet e fundit.
“Në listën e donatorëve ka nga ato vende që kanë qenë skeptike ndaj Shqipërisë. Duke mbështetur këtë projekt të rëndësishëm, më vizionarin e ndërmarrë nga një qeveri në 30 vite.
Që në krye të herës pritshmëria ishte tej 40-50 për qind e shumës, I plotësuam të gjitha nevojat në radhë të parë falë këmbënguljes së kryeministrit dhe ndihmës së miqve. Në këtë moment ka mbështetje dhe besim ndaj qeverisë. Është besim ndaj qeverisë, që një numër i madh qeverish kanë mbështetur, edhe huatë jepen për vende të caktuara”, tha znj. Gjylameti.
Sipas znj. Gjylameti, shenjë besimi ndaj qeverisë është edhe dhënia e huave, të cilat nuk mund t’i besohen një vendi ekonomia e të cilit nuk është e shëndoshë. Ndërsa sa i takon transparencës në menaxhimin e këtyre fondeve, për deputeten e PS nuk përbën asnjë argument për diskutim, duke qenë se qeveria e majtë është shprehur e para e gatshme për ngritjen e një akademie transparence për implementimin e këtyre fondeve.
“Një ekonomi që është e qëndrueshme ka edhe mundësinë e shlyerjes së tyre. Ajo çfarë ndodhi më 26 nëntor duhet të bënte bashkë të gjitha palët. Ne kemi treguar se në momente të vështira bëhemi bashkë, nëse bëhemi bashkë për negociatat, skepticizmi duhet lënë. Transparenca është kërkesë e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një akademie transparence. Kudo, në çdo vend të botës ka përpjekje për të përmirësuar llogaridhënien ndaj qytetarëve kur bëhet fjalë për paranë publike
Hap tjetër është angazhimi maksimal që këtë përpjekje ta përfundojmë, që të pastrehët nga tërmeti të kenë mundësi të bëjnë një jetë dinjitoze”, – tha deputetja e PS.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…