1/3 e njoftimeve të policisë së Korçës lidhen me dhunën në familje
Një në tre njoftime të policisë së qarkut të Korçës lidhet me dhunën në familje.
Megjithatë, edhe në rastet kur personat e dhunuar, -që janë kryesisht gra-, marrin urdhër mbrojtje nga policia, shumica prej tyre nuk e zbatojnë pasi tërhiqen nga denoncimi.
Punonjësja e Policisë së Korçës Dhurata Mehmeti, e cila merret me dhunën në familje, tregon për Euronews Albania shifrat e 3 mujorit që kanë regjistruar.
“Në Drejtorinë e Policisë Korçë gjatë periudhës Janar – Mars 2022 janë evidentuar 35 raste, për të cilat është operuar me kërkesë padi drejtuar gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, 14 raste kanë qenë ku autorët janë dërguar në prokurori për ndjekje penale. Gjithashtu kemi pasur një rast në shkelje të urdhrit të mbrojtjes”, tha Mehmeti.
Arsyeja pse sot dhuna është prezente ne familjet shqiptare pothuajse në të gjitha rastet lidhet me ekonominë, sipas psikologes Çiljeta Simaku.
“Bazë për dhunën në familje është pa diskutim faktori ekonomik. Ka predispozita për shkak të ekonomisë, që njerëzit të zhvillojnë sjellje që sjellin problematika. Një nga to është përdorimi i substancave, droga, hashashi alkooli, qe çojnë në dhunë në familje”, tha Simaku.
Ndikimi te fëmijët që përjetojnë dhunën familjare është tejet negativ.
“Nëse një fëmije rritet në një ambient të tillë, me dhunë të fuqishme sigurisht që këta fëmijë kanë predispoziten për të krijuar problematika të shëndetit mendor, kryesisht çrregullime personaliteti që ata i reflektojnë duke imituar prindërit e tyre, qoftë dhe duke u bërë si ta. Janë të dhunshëm, agresiv dhe kalojnë deri në kryerja e veprave të ndryshme penale”, tha Simaku.
Jo të gjitha rastet e dhunës evidentohen, pasi në zonat rurale gratë nuk gjejnë kurajën të denoncojnë bashkëshortët e tyre.
“Mendoj se informimin dhe ndërgjegjësimin e kemi bërë por duhet akoma më shumë punë, sepse ka dhe gra në zonat rurale që kanë ende frikë dhe mentaliteti i tyre bën që mos i denoncojnë dhunën”, tha Inelda Hasankolli, koordinatore kundër dhunës në familje në Korçë.
Sipas statistikave zyrtare të marra nga Gjykata e Korçës vetëm 1/3 e rasteve zbatohen kur kërkohet urdhri i mbrojtjes, pasi 2/3 e grave tërhiqen nga ky denoncim.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:29 GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
- 15:16 Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë
- 15:13 Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar