1.6 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, kryeson Turqia

27 Mars 2025 | 17:18

Investimet e huaja në Shqipëri kanë kapur shifrën e 1.6 miliardë eurove vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 92 milionë kundrejt 2023-it.

Në analizën e Bankës Qendrore, Turqia ishte investitori më i madh, kompanitë e së cilës investuan 257 milionë eurove.  Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2024, arriti 1.3 mld euro, me rritje vjetore rreth 25%.

Ndërmarrjet turke janë të shtrira prej vitesh në sektorin bankar, energjitik dhe industrinë nxjerrëse, ndërsa janë zgjeruar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme e ndërtim.

Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh për vitin 2024 ishte Italia, me një fluks total prej 200 milionë eurosh.  Ndërkohë, Holanda pas 5 vitesh kryesim, ka zbritur në vendin e tretë. Vlera e investimeve holandeze ra në 176 milionë euro, ndërsa stoku ishte 2.54 miliardë eurove. Tërheqja e kompanisë Shell nga kërkimet e naftës në Shpirag, ndikoi në klasifikimin e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri.

Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë holandezë në Shqipëri është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026