1 milion pemë! Veliaj: I dimë ku janë të gjitha, ata bëjnë fushatë me pemë plastike

30 Prill 2023 | 21:33

Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se gjatë mandateve të tij në Tiranë janë mbjellë 1 milion pemë.

Sipas tij këtë nuk e vënë dyshim qytetarët por vetëm një parti që nuk ka mbjellë asnjë pemë.

“S’na ka ardhur ndonjë kërkesë, po i kemi të dokumentuara jo vetëm ato që ka mbjellë bashkia, por çfarë ka mbjellë çdo qytetar. Kur dilja përditë me pemët thoshin na çmendi me pemët, sot thonë ku janë pemët. Është edhe mundësia të marrësh vetë lopatën të mbjellësh një pemë, por këto i thonë ata që nuk kanë mbjellë kurrë një pemë, edhe në fushatë vijnë me pemë plastike. Sot nuk taksohet më njëri për pemë, nuk paguhet më taksë gjelbërimi. Nuk e ka kërkuar asnjë qytetar sa pemë ja mbjellë, këtë e kërkon një parti që nuk ka mbjellë kurrë asnjë pemë”, tha Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026