‘Mbi 1 mld euro investime’, Rama kritika kryebashkiakëve për ujësjellësat: Vlora, afro 79% humbje

29 Tetor 2021 | 13:35

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me kritika kryebashkiakëve për sektorin e ujësjellësit, të cilin e konsideroi një gangrenë.

Rama deklaroi se që nga viti 2014 qeveria ka bërë investime dhe janë akoduar fonde nga partneret në shumën mbi 1 miliardë euro në këtë sektor.

Rama hodhi kritika të ashpra në drejtim të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, ku tha se në këtë kjo bashki ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera. Leli nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Ndërsa për Bashkinë Kavajë, kryeministri theksoi se ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim.

“Kështu kjo histori, si mund të jenë në punë këta drejtorë ujësjellës, numri i punonjësve të ujësjellësve është sa ndonjë armatë e ndonjë shteti që është më i madh se Shqipëria”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Ministria e Infrastrukturës duhet të ndërhyjë menjëherë për të kthyer tendencën duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partneret dhe kryetarët e bashkive, për të riorganizuar komplet sistemin e ujësjellësit.

Rama nënvizoi se duke filluar që nga Vlora, rekurtimet për drejtuesit nuk do bëhen siç janë bërë deri më tani, por me një proces të ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026